“E duam paqen” – Ahmeti thotë se vendi duhet të shkojë drejt BE-së, jo të merret me procese që e dëmtojnë atë

“E duam paqen” – Ahmeti thotë se vendi duhet të shkojë drejt BE-së, jo të merret me procese që e dëmtojnë atë

Lideri i integristëve, Ali Ahmeti para Gjykatës Kushtetuese ka deklaruar se Maqedonia e Veriut duhet të ecë përpara, drejt Bashkimit Europian dhe jo të shfuqizojë gjuhën shqipe e cila, sipas tij, është arritur me shumë vështirësi, por me mirëkuptim, transmeton TV21.

“Ne e duam paqen, duam demokracinë. Ne duam lirinë dhe e duam për të gjithë. Ne duam që vendi ynë të jetë gjithnjë dhe më tepër në progres dhe sa më afër anëtarësimit të Bashkimit Europian.
Duhet të zgjidhin probleme të pazgjidhura që akoma nuk kanë bërë rrugëtim. Ne duhet ta lehtësojmë këtë rrugë dhe jo ta dëmtojmë dhe intervenojmë në institucione për të dëmtuar një gjuhë e cila është zyrtare dhe e dalë nga një proces dialogues gati mbi 15 vjet në vendin tonë. Ky dialogim ka qenë jo aq i lehtë. Është arritur me vështirësi, por me mirëkuptim se kjo është zgjidhja më e mirë”, tha Ahmeti.

Advertisement

Advertisement
Advertisement