E dhimbshme: Ky është i riu nga Podujeva që vdiq duke marr infuzion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Podujevë, ku një person ka humbur jetën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë. Viktima po merrte trajtim mjekësor pasi ishte prekur nga gripi sezonal, ku edhe i është përkeqësuar gjendja dhe më pas ka ndërruar jetë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se viktima është 36-vjeçari Fatlum Ahmeti.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, 36-vjeçari ka qenë i shtrirë në QKMF-në e Podujevës duke marrë infuzion për shkak të gripit sezonal, ku papritur i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe për pasojë është ndarë nga jeta.

Advertisement

Në lidhje me këtë rast është informuar Policia e Kosovës, ndërkaq Sinjali mëson se familjarët e viktimës kanë deklaruar në Polici se 36-vjeçari nuk ka pasur ndonjë problem tjetër shëndetësor, përpos gripit.

Advertisement
Advertisement