E dhimbshme: 35-vjeçari e bën për spital babanë e moshuar

Estimated read time 2 min read

Duhet Lexuar 9 – Ballina, Lajme
06.03.2024
13:44
E dhimbshme: 35-vjeçari e bën për spital babanë e moshuar në Prishtinë
Autori: J. A

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje edhe një person në Prishtinë, i cili ka denoncuar djalin e tij për dhunë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se i moshuari ka pësuar lëndime trupore dhe për këtë ka marrë tretman mjekësor.

Advertisement

Bazuar në dëshminë e 81-vjeçarit, pas një konflikti verbal me të birin, i cili i kishte kërkuar para, i njëjti ka eskaluar në dhunë fizike ndaj tij.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, 35-vjeçari do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like