E arrestoj policia pasi rrahu gruan e tij – prokuroria e liron!

Estimated read time 1 min read

Dhuna në familje po vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga burrat, djemtë, vëllezërit e anëtarët e tjerë të familjes. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në fshatin Carravik të Klinës, ku një burrë dyshohet se e ka sulmuar gruan e tij, por është liruar nga Prokuroria.

Burimet kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur sot në mëngjes dhe është denoncuar nga viktima, e cila e ka raportuar burrin, për dhunën që ka ushtruar ndaj saj.

Advertisement

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje mes tyre, që eskaloi nga dhuna psikike në dhunë fizike. Bazuar në dëshminë e viktimës, i dyshuari e ka goditur disa herë me grushte, duke i shkaktuar lëndime trupore.

closevolume_off
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like