Dyshohet se dh*unoj një vajzë të mitur, ja kush është personi nga kt qytet i Kosovës

Estimated read time 1 min read

Gazeta Sinjali gjatë ditës së djeshme ka raportuar për një rast të rëndë që ka ndodhur në Podujevë, ku një vajzë e mitur dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person. I dyshuari ishte në arrati, mirëpo i njëjti është arrestuar pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga Policia.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për 19-vjeçarin, Lorik Mahmuti.

Mahmuti është arrestuar dy ditë pasi u denoncua nga e mitura dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Sipas njoftimit të Policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Advertisement

“Lidhur me rastin, me 20.12.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kujtojmë që bazuar në dëshminë e të miturës, e gjithë ngjarja ka ndodhur në një motel në fshatin Shtedim, ku Mahmuti dyshohet se e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like