“Dyshohet e përfshirë e gjithë familja”/ Detaje nga krimi horror në Durrës, priten arrestime të tjera

Estimated read time 1 min read

Të tjera detaje dalin në dritë për krimin horror në Shënavlash të Durrësit, ku u gjet i groposur në oborrin e banesës 49-vjeçari Pëllumb Meta.Paraprakisht dyshohet se kryefamiljari është vrarë me armë zjarri nga vajza e tij 19-vjeçare, Hygerta Meta.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musai, referuar informacioneve të policisë, raporton se priten të tjera arrestime për ngjarjen e rëndë dhe ka dyshime se vajza ka bashkëpunëtorë të tjerë në krim.“Më konfirmojnë nga Policia e Durrësit se pritet nga momenti në moment të ketë edhe arrestime të tjera për këtë ngjarje. Bashkëpunëtorë të vajzës 19-vjeçare, e cila ka vrarë babain dhe më pas familjarët e kanë shpallur të zhdukur. Dyshohet se kanë bashkëpunuar si në vrasje dhe në fshehjen trupit. Dyshohet se të përfshirë janë gjithë familja, sipas informacioneve, që më vijnë nga Policia e Durrësit”, raporton gazetari.

Advertisement

Policia nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe informacioneve të siguruara, ka dyshime se janë të përfshirë edhe anëtarë të familjes Meta.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like