Dy tërmete të forta kanë goditur shtetin fqinjë. Ndjehen edhe …

Dy tërmete të forta kanë goditur Greqinë mëngjesin e sotëm

Dy tërmete të forta goditën Greqinë mëngjesin e sotëm, njofton Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Tërmeti i parë ka ndodhur në jug të Greqisë pak pas orës 8 të mëngjesit të sotëm, me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter dhe vetëm një minutë më vonë ka pasuar një tjetër tërmet më i fortë prej 5.7 të shkallës Rihter.

Advertisement

Fillimisht u raportua se tërmeti ishte me magnitudë 6 ballë, por shpejt u ndryshua në 5.7 të shkallës Rihter.

Sipas EMCC, tërmeti ndodhi në det, vetëm pak kilometra nga ishulli turistik i njohur Zakynthos dhe 37 kilometra nga qyteti i Filiatra.

Advertisement
Advertisement