Dy të mitur nga Tetova e vjedhin një veturë në Shkup – lexo detajet!

Estimated read time 1 min read

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (30-janar) rreth orës 11:30 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, kanë privuar nga liria dy të mitur nga Tetova. Ata dyshohet se disa ditë më parë në Shkup kanë marrë në mënyrë të paligjshme një veturë “honda” dhe e kanë drejtuar pa shenja regjistrimi dhe pa patentë shoferi. Të dy janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe automjeti u kthye te pronari i tij 35-vjeçar A.J. nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër të miturve do të përgaditet parashtresa përkatëse.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like