Dr. Fesih Shehu shënon edhe njê arritje profesionale. Spitali i Strugës bëhet me subspecialist të Kirurgjisë

Estimated read time 2 min read

Nje nga kirurget abdominal me te njohur shqiptar në Maqedonine e Veriut, dr. Fesi Shehu ka shënuar edhe një arritje profesionale. Sot ai me sukses ka kaluar mbrojtjen e subspecializimit ne kirurgjine abdominale, shkruan monitor.mk.

Para komisionit ne perberje prof. dr. Nikola Jankulovski, prof. dr. Rexhep Selmani dhe prof. dr. Karaxhovski ka kaluar me rezultate te shkelqyeshme, dr. Shehu ka kaluar filtrin e fundit per te mar titullin subspecialit.

“Erdhi edhe kjo dite. Reparti i kirurgjise ne Struge fitoi edhe nje subspecialist. Urime dr. Fesih, urime edhe per repartin. Urime dhe për familjen tuaj që ju mbështeti kaq shumë. Unë jam krenar për ju si një specialist i ri, i cili kthye në Strugë, jam krenar që pata një koleg të cilit mund të llogarisja në çdo moment. Njohuritë dhe përvoja juaj i tejkalojnë të gjitha kufijtë. Është një ndjenjë e këndshme kur hasni në një problem të papritur në dhomë për të cilën keni gjithmonë të paktën tre vlerësime të mundshme. Kjo është cilësia e “MJESHTËRVE TË MËDHËNJ TË PROFESIONIT TË TYRE” Ju jeni mjeku që nisi të aplikoni laparoskopinë si një operacion minimal invaziv në të gjithë rajonin” ka shkruar dr. Nikola Duni, nje nga mjeket me pervoje me te madhe ne Struge.

Advertisement

Dr. Fesih Shehu aktualisht punon ne Spitalin e Struges dhe vlen si nje nder profesionistet me te medhej te fushes.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like