Dr.Fauçi më i paguar se sa presidenti Biden

Anthony Fauci është punonjësi më i paguar i qeverisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke tejkaluar edhe presidentin. Sipas Forbes, duke cituar të dhënat e fundit të qeverisë, imunologu amerikan mori një pagë prej 417,608 dollarësh në 2019-ën, duke e bërë atë mjekun më të paguar në qeverinë federale. Paga e Joe Biden, dhe e të gjithë presidentëve amerikanë, është 400,000 dollarë në vit. Gjithashtu sipas Forbes, nëse Dr.Fauci rri në detyrë deri në vitin 2024, ai do të çojë në shtëpi dy milionë e gjysmë dollarë, duke përjashtuar çdo rritje të pagës. Në një periudhë dhjetë vjeçare, nga 2010-ta në 2019-ën, ai fitoi tre milionë e 600 mijë dollarë. Në vitin 2014, paga e tij ishte 335,000 dollarë./K.C/dritare.net

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like