“Djali bjen me flejt i uritur”: Nëna e sëmurë me kancer kërkon të mos i ndalet ndihma sociale

Estimated read time 1 min read

Fetije Delijaj, nënë e sëmurë me kancer, jeton në kushte të rënda ekonomike.

Ajo thotë se djali i saj 13-vjeçar ka raste kur fle i uritur pasi s’ka çka t’i jap për të ngrënë.

Familjes tre anëtarëshe e cila jeton në një shtëpi që iu është dhuruar nga një donator në lagjen “Vranjefc”, të Prishtinës, iu është ndërprerë edhe ndihma sociale që e kishte marrë më herët.

55-vjeçarja ka treguar për KosovaPress, se mësuesja e djalit, me aq sa ka pas mundësi, e ka ndihmuar djalin, i cili ndonjëherë edhe bie në gjumë i uritur për shkak se nuk ka ushqim.

Advertisement

Delija kërkon nga institucionet që mos ia ndalin ndihmat sociale, pasi nuk ka mundësia t’ia dal.

Të gjithë ata që dëshirojnë ta ndihmojnë familjen Delijaj, mund ta kontaktojnë në numrin 049-556-470, ose ta vizitojnë në lagjen “Vranjefc”, të Prishtinës.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like