Tash e tutje nuk duhet të shkoni deri në shkollë për të parë nëse fëmija juaj po shkon mirë apo keq me mësime, ose nëse ka marrë mungesa duke ikur nga orët e mësimit! Duke e shkarkuar këtë aplikacion në celular, çdo prind apo kujdestar përmes ditarit elektronik mund të përcjellë rrjedhën e procesit edukativ-arsimor të fëmijës. VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS00:42-00:58 – Aplikacioni mund të shkarkohet në ednevnik.edu.mk ose përmes një baneri të vendosur në ueb faqen e ministrisë dhe të instalohet në çdo pajisje smart, celular apo tablet, pavarësisht nga lloji i sistemit operativ. Kjo formë e përdorimit të celularit është lehtësim për prindërit, po çfarë të bëhet me përdorimin e celularit nga ana e nxënësve në shkollë, që i pengon në procesin mësimor. Ministrja Janevska pajtohet me idenë që fëmijëve tu merren celularët gjatë orës së mësimit. Tregoi se po bëhen analiza për këtë. VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS06:35-07:03 -Në këtë pikë do të shohim nëse konfiskimi i celularëve do të sjellë rezultate, do të bëhet një analizë. Por sigurisht, në ditët e sotme, mund të ketë nevojë edhe për të përdorur pajisje të tilla në mësimdhënie. Pra, mësimdhënësi që është bartës i veprimtarisë edukative do të vendosë nëse fëmijët do t’i përdorin apo jo në atë moment. Janevska shtoi se shkollat janë nën juridiksionin e komunave dhe ato bashkë me drejtuesit e shkollave e marrin vendimin për celularët në klasë! Kujtojmë se Komuna Qendër ka bërë me dije se iniciativa për ndalimin e telefonave celularë gjatë orëve të mësimit po zbatohet me sukses. Edhe Komuna e Aerodromit ka lëshuar rekomandim që nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën në të gjitha shkollat fillore të mos posedojnë dhe përdorin celularë gjatë orëve të mësimit.
Ditari elektronik në celularin e prindërve! Po ç’do bëhet me përdorimin e celularit në orë të mësimit?!
Advertisement
Advertisement
Advertisement