Digjet vetura e një prokurori në Shkup

Digjet vetura e një prokurori në Shkup

Gjatë natës, deri më tani autorë të panjohur i kanë vënë flakën automjetit të një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup. Nga Prokuroria thonë se po ndërmerren në mënyrë intensive veprime për zbulimin e autorëve dhe po sigurohen të gjitha dëshmitë në terren.

Indiciet e para, siç thonë nga Prokuroria, çojnë në ndërlidhje të mundshme me faktin që prokurori publik vepron në dy lëndë të ndjeshme, në të cilat për momentin ndërmerret në mënyrë intensive aksion hetues.

Advertisement

Organet e hetimit punojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe vërtetimin e plotë të shkaqeve

Advertisement
Advertisement