Digjet shtepia. Nje person humb jeten

Një person ka humbur jetën nga zjarri në fshatin Trebenishtë të Ohrit

Një person ka humbur jetën dhe dy janë lënduar nga zjarri që ka rënë mëngjesin e sotëm në një shtëpi në fshatin Trebenishtë të Ohrit.

Komandanti i Njësitit Territorial të Zjarrfikësve të Ohrit, Borko Jankuloski, tha për MIA-n se mëngjesin e sotëm në ora 08:25 në Njësinë zjarrfikëse është lajmëruar për një zjarr në një objekt banesor në Trebenishtë, ku janë dërguar pesë zjarrfikës me dy vetura intervenuese. vend.

Me të mbërritur forcat e zjarrfikësve, objekti tashmë ishte përfshirë plotësisht nga flakët dhe prej tij janë nxjerrë dy persona me djegie të lehta, ndërsa në shtëpi është gjetur edhe trupi i një personi të djegur.

Advertisement

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, kjo do të konstatohet nga këqyrja dhe hetimet që po vazhdojnë.

Advertisement
Advertisement