Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku vajza vrau dhe varrosi babain në oborrin e shtëpisë.
Siç edhe vajza tha para uniformave blu, shkak i ngjarjes ka qenë se babai donte ta fejonte dhe martonte pa dëshirën e saj. Mësohet se Pëllumb Meta 50 vjeç donte të fejonte vajzën me një emigrant në Itali, por që ishte i njëjti fshat ku jetonin edhe ata, në Shënavlash të Durrësit.
Vajza, Hygerta Meta 19 vjeç ishte studente në viti e parë të Ekonomikut dhe nuk ishte aspak dakord që te fejohej pasi donte të vazhdonte shkollën.
Pas një debati vajza ka vrarë babain dhe trupin e tij e ka varrosur në oborrin e shtëpisë. Trupi i shtetasit Pëllumb Meta është zhvarrosur dhe është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.