Detaje të reja: Granit Plava ka 3 fëmijë dhe punonte në ndërtim

Estimated read time 1 min read

Gazetarja nga Kosova Gentiana Hasani ka realizuar një intervistë me babanë e Granit Plavës, personit që dyshohet se u pagua nga Naim Murseli për të ekzekutuar bashkëshorten e këtij të fundit, Liridona.
Ai thotë se nëse e ka bërë Graniti, për familjen e tij është i vdekur. Në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania gazetarja Hasani tregoi se Granit Plava ka 3 fëmijë, punonte në ndërtim dhe njihej si njëri problematik i dyshuar për disa grabitje.
“Graniti kishte disa vote që merrej me ndërtim, dhe në momentin e arrestimit policia e ka gjetur duke punuar në një banesë. Bisedova me disa banorë të fshatit dhe asnjë prej tyre nuk ka një fjalë të mirë për të. Fshati janë distancuar prej tij, ka pasur dyshime se ka qenë autor i disa grabitjeve”, tregoi gazetarja.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like