Për shkak të shtresës së madhe të borës prej 60 centimetrave, një person është bllokuar në fshatin Cvetovë në Komunën e Studeniçanit.
Siç informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), personi, sot në orën 9:18, në QRMK-Shkup ka raportuar se është bllokuar, ndodhet në shtëpizën e vet të pushimit dhe nuk ka mundësi ta përdorë automjetin e vet, edhe pse ka pajisje dimërore.
Nga QRMK Shkup e kanë njoftuar kryetarin e Komunës së Studeniçanit, i cili informoi se kanë marrëveshje me një ndërmarrje për pastrim të borës, por vetëm dreri tek vendbanimet.
Më pas nga kryetari i komunës, QMK ka marrë informatë se nuk kanë arritur të sigurojnë eskavator për pastrim të borës, por personit që ka bërë paraqitjen i është ofruar të evakuohet me motoçikletë të posaçme, por ai ka refuzuar, duke thënë se nuk dëshiron ta lërë automjetin.
Gjithashtu sot në orën 9:20 ka pasur paraqitje për persona të cilët ndodhen në Shtëpinë malore “Karaxhocë” në Komunën e Studeniçanit, me automjet, por për shkak të shtresës së madhe të borës nuk mund të kthehen në shtëpi.
Edhe për këtë rast është njoftuar kryetari i Komunës së Studeniçanit.
QMK kumtoi se ka probleme me furnizimin me ujë në Berovë, Kavadar dhe Krushevë. Bëjnë thirrje të gjitha rastet urgjente të paraqiten në numrin 112 në QMK.