Maqedonia dhe Italia edhe në të ardhmen do të thellojnë bashkëpunimin në sferën e arsimit, paralajmëroi ambasadori italian në vend, Andrea Silvistri, si dhe profesori universitar Marjan Bojaxhiev. Pikërisht për kontributet e deritanishme, rektorit të “American College”, Bojaxhiev, iu nda e ashtuquajtura “Yll i Italisë” – mirënjohje speciale për ndarjen e të cilës vendos presidenti i Italisë, Serxhio Matarela.
Profesori Bojaxhiev theksoi se falë bashkëpunimit të suksesshëm me universitete nga Italia, qindra nxënës dhe studentë nga Maqedonia kanë qenë në Romë për të ndjekur nga afër mësim në universitetet që janë të ranguara në TOP-200 në botë.
Së fundmi, universiteti “Kolegji Amerikan” Shkup dhe Universiteti Katolika nga Roma, janë dakorduar që në të ardhmen studentët të kenë diplomë të dyfishtë në sferën e raporteve ndërkombëtare, që do të pranohet edhe në Maqedoni edhe në Itali. Universiteti Katolika është universiteti më i madh privat në Europë dhe universiteti më i madh katolik në botë.