Breaking News :

nothing found
10-06-2023

Daut Haradinaj thotë se VV nuk i fiton 50%: Ka kaluar koha e Ibrahim Rugovës

Advertisement

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se kjo parti synon të ketë 20 deputetë, në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ai foli edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se kjo mbetet një ëndërr për ta.

“Ata që pretendojnë mbi 50 për qind ka kalu koha e Ibrahim Rugovës, edhe mi çu Adem Jasharin dhe Ibrahim Rugovën është vështirë me besu”, thotë ai në Kanal 10.

I pyetur rreth respektimit të masave anti-COVID, ai thotë se ato s’po respektohen, fatkeqësisht.

“S’po respektohen masat, rrallë, thuajse hiç, në aktivitete për kandidatë për deputetë s’ka respektim. Po bëjmë edhe thirrje publike për kujdes, por s’është vetëm AAK, por të gjitha partitë. Shpresoj që vjen vaksina”./kanal10

Advertisement

Read Previous

Pini duhan kohë të gjatë? Ky ilaç shtëpiak pastron mushkëritë!

Read Next

Bekteshi: Kafenetë duhet të punojnë deri në ora 23:00