Drejtoria e të Ardhurave Publike kërcënoi me gjoba kompanitë që nuk paguanin tatimin mbi vlerën e shtuar për muajin tetor. Sipas të dhënave, deri më 25 nëntor të këtij viti, kur ishte afati ligjor për shlyerjen e detyrimit për TVSH-në, 1198 kompani nga 3949 ose 30.3% e totalit të tatimpaguesve për këtë detyrim nuk kanë paguar mjete në buxhetin e shtetit. Në terma parash, kjo është 12.3 milionë euro ose 25.3% më pak se 48.6 milionë eurot e planifikuara për muajin tetor.
DAP:
KOMPANI QË NUK KANË PAGUAR TVSH – 1.198
NUK KANË PAGUAR 30,3% NGA KOMPANITË
NUK JANË PAGUAR 12,3 MILIONË EURO OSE 25,3%
KOMPANI QË PAGUAJNË TVSH – 3.949 (48,6 MILIONË EURO)
KANË PAGUAR 69,7& NGA KOMPANITË
JANË PAGUAR 36,3 MILIONË EURO OSE 74,7%
Për shkak të kësaj, nga DAP thonë se afati për pagesë është 3 dhjetori pas çka kompanitë që nuk paguajnë do të gjobiten.
“Për çdo ditë pagesë me vonesë, sipas ligjit do të përllogaritet normë interesi prej 0,03% nga borxhi i mbetur. Tatimpaguesit që edhe pas këtij afati nuk do ta paguajnë obligimin e tyre në bazë të TVSH-së, nga 3 dhjetori përmes mesazhit do të marrin paralajmërim, nëse edhe pas kësaj mase nuk e paguajnë borxhin, tashmë nga 23 dhjetori do të vendoset masa për bllokim të xhirollogarive të tyre”, thonë nga DAP.
Një pjesë e komunitetit të biznesit me të cilët folëm sot, përfaqësues të të cilit nuk deshën të eksponohen publikisht, për TV21 thanë se DAP mund të kërcënohet me gjoba por se kompanitë nuk i kanë ato para. Thjesht, projeksionet për grumbullimin e mjeteve të TVSH-së prej tyre janë joreale.
Përndryshe, me rebalancin e buxhetit për 2024, Ministria e Financave i uli projeksionet për atë se sa Tatim i vlerës së shtuar do të grumbullohet këtë vit dhe parashikoi se në këtë bazë janë grumbulluar 2,8% më pak ose 37 milionë euro më pak.