Breaking News :

nothing found
10-06-2023

“Covid 19 është si luftë” shprehet Matteo Salvini

Advertisement

Lideri i Lega Nord, Matteo Salvini u shpreh sot se ishte i gatshëm të linte pas ndryshimet midis kundërshtarëve të tij politikë dhe të krijonin një qeveri me në krye Mario Draghi.

“Ne do të kujtojmë COVID-19 për shumë dekada. Është nga ato ngjarje të ngjashme me luftën, që lenë një shenjë”, ka thënë Salvini për televizionin italian Mediaset.

Më tej ai shton: “Duhet të harrojmë ideologjitë dhe radhët politike. Është koha që të lemë anash pëlqimet dhe mospëlqimet, qofshim nacionalistë apo pro-europianistë”. Ai tha se ndodhej në koordinim me Draghi-n për problemet konkrete dhe nevojat urgjente të shtetit italian.

Nga ana tjetër, Giorgia Meloni, liderja e Fratelli d’Italia u shpreh se grupi i djathtë do të vlerësojë vendimet që merr Draghi për zgjedhjen e kabinetit dhe programit qeverisës përpara se ta votojë atë në parlament.

Top Channel

Advertisement

Read Previous

Pesë fëmijët më të pasur në botë, që i fitojnë të gjitha paratë vetë

Read Next

ASH-AAA: Kjo Qeveri nuk është e gatshme të kryejë regjistrim kredibil