“Covid 19 ende nuk ka vdekur”

Estimated read time 1 min read

Gati 10,000 vdekje nga Covid-19 u raportuan në dhjetor, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke paralajmëruar se virusi po qarkullonte ende edhe pse ishte më pak i dukshëm. Të dhënat nga burime të ndryshme tregojnë për një rritje të infeksioneve në dhjetor, e nxitur nga grumbullimet gjatë festave të Krishtlindjeve dhe varianti JN.1, i cili tani është më i përhapuri në mbarë botën, sipas OBSH-së.

“Megjithëse Covid-19 nuk është më një kërcënim global për shëndetin, virusi vazhdon të përhapet, modifikohet dhe vret,” tha shefi i agjencisë shëndetësore të OKB-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi në Gjenevë. Gati 10,000 vdekje u raportuan në OBSH muajin e kaluar, shtrimet në spital u rritën me 42 për qind dhe pranimet në kujdesin intensiv me 62 për qind krahasuar me nëntorin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like