Çfarë po ndodh? Përsëri rahje në kopsht – përfundojnë në spital dy të mitur!

Estimated read time 1 min read

Policia e Tiranës ka nisur hetimin për dy raste në një kopsht privat, pas ngjarjes së disa ditëve më parë.

Mësohet se dy fëmijë, një 4 vjeç dhe një 2-vjeçare kanë përfunduar të dëmtuar në spital.

“Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një i mitur 4 vjeç, i cili sipas deklarimeve të prindërve, është dëmtuar duke luajtuar me një bashkëmoshatar, në një kopsht në rrugën “Peti”. Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një e mitur 2-vjeçare, e dëmtuar në pjesën e krahut, e cila frekuenton një çerdhe në rrugën “Dalip Zavalani”. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar DVR-në me pamjet filmike të çerdhes që frekuenton e mitura, për veprime të mëtejshme procedurale, dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë tsë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim.”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like