Një aksident trafiku ka ndodhur dje në rrugën rajonale R-1206 Gostivar-Gradec.
Sipas informacioneve nga policia, automjeti i pasagjerëve “Reno” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga Sh.Sh.(40) nga fshati Gradec i Gostivarit, ka goditur JB (38) nga fshati Gradec. Pas aksidentit J.B. është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku nga ana e mjekut është konstatuar lëndime të rënda trupore.
Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer këqyrje të vendit të ngjarjes.
