Një ndër premtimet e kryetarit të komunës së Bogovinës ishte se, çdo rrugë dhe rrugicë do të shtrohet me begatona por sa është arritur kjo? I ftuar në Daily Click, Besnik Emshiu tha se kanë investuar pothuajse në të gjitha vendbanimet e kësaj komune, që siç tha, janë ndërtuar mbi 250 rrugë dhe rrugica që sipas tij, kanë mbetur edhe pak rrugë për t’u rregulluar. “Komuna e Bogovinës gati kemi investuar në të gjitha vendbanimet që të krijojmë kushte më të mira për të gjithë qytetarët. Ne gati jemi duke përfunduar të gjitha rrugët dhe rrugicat në komunën e Bogovinës, shumë pak kanë mbetur pa u bërë, shpresoj që tash këtë vit do të përfundohen. Mbi 250 rrugë, rrugica janë të ndërtuara në të gjithë vendbanimet dhe na kanë mbetur shumë pak për të rregulluar”, tha Emshiu.
“Çdo rrugë dhe rrugicë do të shtrohet me begatona”, Emshiu: Janë ndërtuar mbi 250 rrugë në Bogovinë
Advertisement
Advertisement
Advertisement