Vendimet e gjykatëses nën thjerrëz! Kambovski: Këshilli Gjyqësor filloi procedurë për Aleksovska Stojanovskan

Këshilli Gjyqësor tashmë ka filluar procedurë për hetimin e rasteve të mëparshme të të akuzuarit Vasil Jovanov, që i ka udhëhequr gjykatësja Daniella Aleksovska-Stojanovska. Ajo më 31 korrik të vitit të kaluar në vend të dënimit me burg, ka sjellë vendim që Vasil Jovanov të shkojë në shtëpi edukuese-përmirësuese për posedimin dhe shitjen e narkotikëve….

Me shumë

Hetohen edhe prindërit e Vasilit! Si e mori çelësin e veturës kur nuk ka patentë shoferi?

Prokuroria e zgjeroi hetimin për vdekjen e 22 vjeçares Frosina Kullakova. Përveç vozitësit, hetohen edhe aktivitetet e prindërve të tij. Vetura të cilën e ka vozitur Vasili, 20 vjeçari, është në pronësi të babait të tij dhe tani pyetja kryesore është: A ia kanë dhënë prindërit çelësin e veturës?! Sipas Prokurorisë, nëse këto informacione konfirmohen,…

Me shumë

Sëmundjet e rralla kanë marrë hov?! Në Strugë dhe Ohër 110 fëmijë me diagnoza të rralla

Një fëmijë në Ohër është diagnostikuar me sindromin “EVAN”, që është thuajse i panjohur në vendin tonë. Ky është një ndër rastet e regjistruara të fëmijëve me sëmundje të rralla. Mjekët tregojnë se vetëm në rajonin e Strugës dhe Ohrit janë të evidentuar 110 diagnoza të rralla. Për t’i zbuluar në kohë sëmundjet e rralla,…

Me shumë

Rreth €50 mln do t’u kthehen kompanive në Maqedoni! Gjykata Kushtetuese: Bie Ligji për Tatimin e Solidaritetit

Gjykata Kushtetuese solli vendim për anulimin e Ligjit për tatimin e solidaritetit. Kjo do të thotë se shteti duhet të kthejë rreth 49,2 milionë euro për gjithsej 156 kompani. Procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit të kontestuar Gjykata Kushtetuese e ka ngritur më 20 nëntor të vitit të kaluar me bashkimin e disa lëndëve,…

Me shumë

Kallëzim penal ndaj Pece Mirçevskit, dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 5,2 milionë denarë

Policia Financiare ka bastisur shtëpinë e Pece Mirçevskit, ish drejtorit të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, nga radhët e LSDM-së, përcjell TV21. Pas kësaj nga Policia Financiare informuan se kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj Mirçevskit për dyshimet për marrje ryshfeti, përvetësim, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe punë pa përgjegjësi. Për…

Me shumë

Pacientja në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup thotë se është sulmuar nga mjeku! MPB: Edhe mjeku thotë se e ka sulmuar pacientja

Cvete Ivanovska, paciente në repartin e Neurologjisë në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup pretendon se është sulmuar fizikisht nga një mjek në këtë spital, përcjell TV21. “Këtu, ai u gjuajt tek unë, unë e shtyva…e shtyva, i them me cilën të drejtë po më bërtet? Çka më ke ti mua? Çka të kam bërë? I…

Me shumë

Kallëzim penal ndaj të riut nga Shkupi, Policia: I kemi gjetur pushkë automatike AK-47

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj shkupjanit 20 vjeç E.V. nga Shkupi, përcjell TV21. Nga MPB thonë se tek i njëjti është gjetur një pushkë automatike dhe municion. “Më datë 23.01.2025, me urdhër të gjykatës është kryer bastisje në ambientet që shdrytëzoheshin nga i dyshuari, ku është gjetur…

Me shumë

Dy herë në ditë do të mund të udhëtoni me tren në relacionin Shkup-Kumanovë dhe anasjelltas, udhëtimi zgjat rreth 40 minuta

Rikthehet linja e trenit nga Shkupi për në Kumanovë. Ky relacion do të udhëtohet për 41 minuta, ndërsa treni do të funksionojë dy herë në ditë. Në disa pjesë të caktuara të ditës, treni do të udhëtojë edhe për Beljakovcë, ndërsa kur do të përfundojë hekurudha, edhe deri në Kriva Pallankë. “Treni i parë nga…

Me shumë

“Keqpërdorime gjatë importit të automjeteve në Maqedoni”, Drejtoria e Doganave me kallëzime penale ndaj 9 personave

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se deri te Prokuroria Themelore janë parashtruar kallëzime penale ndaj 9 personave, që dyshohen për kryerje të veprave penale me automjete të përdorura, ku sipas Doganës, buxheti i shtetit është dëmtuar për gjithsej 635.827 denarë, përcjell TV21. Në një rast është përfshirë një doganier, ndërsa për të njëjtin është lëshuar…

Me shumë