Burg të përjetshëm për nënën që la të vdesë fëmijën 16 muajsh vetëm në shtëpi

Estimated read time 1 min read

Një grua nga Ohio është dënuar me burgim të përjetshëm pasi la fëmijën e saj 16 muajshe vetëm në shtëpi për 10 ditë dhe fëmija si pasojë vdiq nga uria dhe dehidratimi.

Christel Candelario, 32 vjeç, u deklarua fajtore muajin e kaluar për vrasje të shkallës së parë dhe rrezikim të fëmijëve si pjesë e një marrëveshjeje me prokurorët, raporton Associated Press.
Candelario la vajzën e saj, Jaylin, në shtëpinë në Cleveland dhe shkoi me pushime në Detroit dhe Puerto Rico në qershor të vitit 2023.

Kur u kthye 10 ditë më vonë, zbuloi se vajza nuk merrte frymë dhe thirri urgjencën. Ekipet e shpëtimit e gjetën fëmijën të vdekur dhe konstatuan se fëmija ishte jashtëzakonisht i dehidratuar. Autopsia tregoi se vogëlushja vdiq nga uria dhe dehidratimi i rëndë.
Candelario, e cila vuan nga depresioni dhe nga çështjet e lidhura me shëndetin mendor, u shpreh se lutej çdo ditë që Zoti ta falë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like