Britania vlerëson angazhimin e ushtarëve të Kosovës në stërvitjen e kolegëve ukrainas

Estimated read time 1 min read

Britania vlerëson angazhimin e ushtarëve të Kosovës në stërvitjen e kolegëve ukrainas
Misioni i MB-së në Kosovë ka njoftuar se një kontigjent i ushtarëve të FSK-së është nisur mbrëmë për në Britani të Madhe për të mbështetur një operacion të quajtur INTERFLEX, transmeton “Kosova Sot Online”.
Ambasada britanike thotë se operacioni INTERFLEX zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka për qëllim stërvitjen e trupave të ushtrisë ukrainase.
“Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë ofruar gatishmëri për angazhimin e instruktorëve për të ndihmuar në procesin stërvitor të Ushtrisë së Ukrainës në kuadër të këtij operacioni”, u tha në njoftimin e kësaj ambasade.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like