Ndaj kërkesës së sotme të Arben Taravarit për dorëhqejen e ALi Ahmetit, ka reaguar Kreshnik Bekteshi nga BDI, i cili thotë se Taravari është rrugës për të kërkuar edhe dorëheqjen e eksponentëve të VLEN-it. Reagimi i plotë i Bekteshit: Si ish-anëtar i PDSH-së kërkoi dorëheqjen e z. Thaçi! Si ish-anëtar i RDK-së kërkoi dorëheqjen e z. Rufi Osmani! Si ish-anëtar i BDSH-së kërkoi dorëheqjen e z. Bardhy Mamuti! Si ish-anëtari i ASH-së kërkoi dorëheqjen e z. Sela! Edhe sa parti do të ndërroni, z. Taravari? Edhe sa dorëheqje do të kërkoni? Apo, rrugës për të kërku dorëheqjen e Afrimit, Bilallit dhe Izetit jeni?
Advertisement
Advertisement
Advertisement