Bekteshi: Ahmeti së shpejti do të zbulojë mekanizmat për mbrojtjen e legjitimitetit të shqiptarëve

Estimated read time 1 min read

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të ndërmarrë mekanizma demokratikë për të mbrojtur legjitimitetin e shqiptarëve, tha ministri i Ekonomisë dhe deputet i BDI-së, Kreshnik Bekteshi.

“Tek ne, si anëtarë të Kryesisë së BDI-së, idetë vijnë nga intelektualë dhe njerëz që kanë kontribuar shumë për shtetin, jo vetëm shqiptarët, por edhe nga komunitetet tjera etnike. Ne kemi diskutuar tashmë disa opsione. Deri në fund të javës do të ketë hapa konkretë që do të ndërmerren dhe paralajmërohen nga kryetari i partisë, Ali Ahmeti”, tha Bekteshi për “TV Sitel”.

Ato mekanizma, siç tha ai, bazohen në faktin se BDI-ja si lider i “Frontit Europian” ka marrë më shumë besim nga shqiptarët në vend, me një diferencë prej mbi 30 mijë vota dhe gjashtë mandate më shumë se Koalicioni “VLEN”.

Bekteshi theksoi se BDI nuk kërkon të jetë në qeveri me çdo çmim, por kërkon respektimin e legjitimitetit të shumicës së shqiptarëve dhe të komuniteteve tjera etnike.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like