“Është tmerr”, kështu i përshkroi kolonat në Bllacë, deputeti Bekim Qoku që sipas tij, është e papranueshme dhe acaruese të pritet kaq gjatë në kufi. Tha se marrëveshja me Kosovën duhej të zbatohej më 1 janar por që ka probleme teknike. “Mundohem sa më shumë mos e përdor pasaportën diplomatike se dua ta ndjej tmerrin që po ndodh në kufi, është vërtetë e papranueshme. Është acaruese që duhet të pritet kaq gjatë në kufi. Ne kemi një marrëveshje ndërqeveritare që duhej të zbatohej me 1 janar po siç duket ka vështirësi në anën teknike. Unë jam përpjekur dhe liderët e VLEN-it, që të ndikojnë dhe të realizohet sa më shpejtë ky One stop shop në vendkalimet kufitare dhe besoj që shumë shpejt do të bëhet dhe do instalohet”, tha Bekim Qoku. Në Daily Click Qokun e pyetem serish për legjitimitetin për të cilin tha se atë mund ta jep jep edhe ndërtimi i një kanalizimi dhe ujësjellësi në qytetin ku jeton. “Në asnjë literaturë për legjitimitetin, nuk gjen vetëm legjitimitetin e numrave. Legjitimiteti i numrave është i fundit. Unë u përpoqa të jem pak më teorik, po mbase nuk shkon pjesa teorike, këtu kërkohet një çfarë populizmi. Po them, legjitimitetin ta jep edhe ndërtimi i një kanalizimi apo ujësjellësi në qyteti ku je. Legjitimitetin nuk mund ta jap forca, fuqia e manipulimit dhe e blerjes së votës dhe shantazhit mbi votuesit, sepse ti numrat mund t’i bësh në forma të ndryshme, duke shantazhuar, duke vjedh votën, duke manipulu në kutinë e votimit”, deklaroi ai. E për gjuhën shqipe Qoku tha se juridikisht dhe kushtetutshmërisht nuk ekziston në Maqedoni. Ai shtoi në Kushtetutën e RMV-së nuk përmendet gjuha shqipe, dhe se shqiptarët përmenden vetëm një herë si pakicë.
Bekim Qoku kritikon kolonat në Bllacë: Është tmerr, e papranueshme
Advertisement
Advertisement
Advertisement