BDI kërkon që Maqedonia të sanksionojë personat që janë në listën e zezë amerikane: Zvarritja e ligjit ngrenë dyshime për mbrojtje të interesave të oligarkëve!

BDI kërkon që Maqedonia të sanksionojë personat që janë në listën e zezë amerikane: Zvarritja e ligjit ngrenë dyshime për mbrojtje të interesave të oligarkëve!

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kërkojnë që qeveria të miratojë Ligjin për Masat Restriktive, që mes tjerash parasheh sanksionimin e individëve që janë pjesë e listës së zezë amerikane, përcjell TV21. Nga BDI thonë se nëse qeveria nuk e miraton të njëjtin, atëherë ngrehen dyshime se po mbrohen individë të caktuar.

“Cilët oligarkë po mbrohen? Pse Qeveria refuzon të miratojë Ligjin për Masat Restriktive, që ndalon individët e sanksionuar nga SHBA-ja dhe BE-ja të kenë qasje në pushtet dhe burime publike?  Ky ligj nuk është opsion, por domosdoshmëri. Refuzimi ose zvarritja e tij ngrenë dyshime serioze për ndikime të errëta dhe mbrojtje të interesave të oligarkëve. BDI kërkon përgjigje të qarta: Për kë po punon Qeveria? Për qytetarët, apo për sponsorët dhe të privilegjuarit e saj? Masat restriktive janë test i integritetit dhe vendosmërisë për një të ardhme të drejtë dhe evropiane.  Çdo vonesë është një akt tradhtie ndaj qytetarëve të këtij vendi”, thonë nga BDI.

Advertisement

Advertisement
Advertisement