Bayerni kryeson renditjen e UEFA-s, ja Barcelona në cilin vend është

Pas luajtjes së raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Evropës, është përditësuar edhe renditja e fundit e klubeve. Kryeson gjithnjë fituesi i Ligës së Kampionëve në fuqi, Bayern Munchen, i ndjekur nga gjigantët spanjollë të Realit dhe Barcelonës. Juventusi, skuadra e parë italiane, ka humbur një pozicion dhe zbret nga podi përsëri pas eliminimit nga Porto. Në vend të pestë renditet Atletico e Madridit, që ka zbritur një pozicion pas eliminimit nga Chelsea. Dhjetë vendet e para kompletohen nga Manchester City, PSG, Manchester United, Liverpooli dhe Sevilla. Arsenali, Borussia Dortmund, Chelsea, Tottenhami, Porto, Roma, Ajaxsi, Shahktari, Lyoni dhe Napoli kompletojnë top njëzetëshen./Epokaere/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like