Banorët e Podgorcit kërkojnë që ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska të respektojë vendimin e Këshillit të Shkollës mbi emërimin e drejtorit në shkollën fillore “Goce Dellçev”, përcjell TV21. Në rast se nuk respektohet vendimi i Këshillit, banorët njoftojnë se në shenjë proteste nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.
“Kërkojmë nga ministrja për Arsim dhe Shkencë, menjëherë t’i ndërpres intervenimet politike në shkollën tonë. Ta respektojë sovranitetin e Këshillit të Shkollës dhe ta konfirmojë emërimin e drejtorit sipas procedurave ligjore institucionet e arsimit. Të largohet nga anulimi dhe bllokada e qëllimshme që janë rezultat i lojërave politike nga subjekte politike si VMRO dhe të tjerë që kanë dëshirë ta manipulojnë këtë proces për interesa të tyre . Nëse kërkesat tona të drejta dhe të qarta nuk dëgjohen, do të detyrohemi të ndërmarrim masa më rigoroze. Në shenjë proteste, nuk do t’i dërgojmë fëmijët tanë në shkollë”, tha njëri nga banorët.