Transportuesit privatë e kanë ndërprerë protestën. Njoftuan se nga nesër do të kthehen në rrugë, pasi në takimin koordinues në Qytetin e Shkupit u arrit marrëveshje që ekspertë të pavarur brenda 15 ditëve të përgatisin analizë për rritjen e kompensimit për kilometër të realizuar. Përfaqësuesi i transportuesve, Jovica Zafirovski, tha se çmimet e reja do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2025.
Nga Qyteti i Shkupit kumtuan se pas mbledhjes së djeshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, ku nuk u soll konkludim në suaza të procedurave ligjore dhe rregullores, sot u mbajt takim koordinues në të cilin morën pjesë kryetarja e Qytetit dhe sekretari i Qytetit të Shkupit, koordinuesit e grupeve të këshilltarëve të cilët i prëfaqësojnë partitë politike në Këshillin e Qytetit të Shkupit, anëtarë të Këshillit, përfaqësues të shërbimeve profesionale të Qytetit të Shkupit dhe përfaqësues të transportuesve privatë.
“Analiza me propozim vendim dhe vendime të prezantohet nga ana e shërbimeve profesionale më 16 dhjetor para përbërjes së njejtë në takim koordinues, pas çka anëtarët e Këshillit të Qytetit të Shkupit do të kenë mundësi të deklarohen me sjellje të vendimit me të cilin do të bëhet korrigjimi i kompensimit për transportuesit privat nga ana e Këshilltarëve në Këshillin e Qytetit të Shkupit”, qëndron në kumtesën e Qytetit të Shkupit.