ASH-AAA: Nuk heqim dorë nga Ligji për Shtetësi

Koalicioni opozitar ASH-AAA ka ftuar të partitë politike në Kuvend, pa precizuar cilat, që të zhbllokojnë procedurën për miratimin e Ligjit për Shtetësi, shkruan gazeta LAJM. Deputeti Syrija Rashidi, tha se opozita shqiptare është shumë e vendosur dhe në rast se bllokada vazhdon, do të përdoren të gjitha mundësitë që i jep Rregullorja e Kuvendit për ta kaluar Ligjin.

“Siç e dini, në Komisionin amë për Mbrojtje dhe Siguri filloi debati për Ligjin e Shtetësisë. Në fakt, shqyrtimi i amendamendeve si rezultat i marrëveshjes mes opozitës shqiptare dhe qeverisë. Por, pati tentative për ta bllokuar këtë ligj dhe ne apelojmë që debate në komision të vazhdojë, apelojmë te kryetari i komisionit që ta thirr komisionin dhe të vazhdojë debati dhe apelojmë deri tek partitë politike në Kuvend që të heqin dorë nga bllokada e ligjit, të kenë qasje konstruktive, ta lexojnë ligjin drejtë dhe jo mbrapsht dhe të japin kontribut konstruktiv që ky ligj të kalojë. Për ne janë të patolerueshme tentativat e përfitimeve të ulta ditore me një ligj që zgjidh problemet dhe hallet e qytetarëve të këtij vendi pa shtetësi. Ne jemi në bisedimet me faktor të ndryshëm, kryetarin e Komisionit dhe presim të thirret mbledhja. Por, gjithashtu kemi thënë se jemi serioz dhe nuk do të heqim dorë dhe jemi të gatshëm t’i shqyrtojmë të gjitha mundësinë dhe alternativat tjera që I parasheh Rregullorja e Kuvendit për të kaluar një ligj të tillë”, tha deputeti i ASH-AAA, Syrija Rashidi. /Gazeta LAJM

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like