• 27-02-2021

ARSIM I DOBËT, POLITIKANË TË FUQISHËM

Arsimi nuk përfaqëson përgatitje për jetën. Arsimi në vetvete është jetë” – Xhon Djui.

Shkruan: Katerina Topallova

 

Ky është një nga mendimet e shumta të filozofit të famshëm amerikan, psikologut dhe reformatorit të arsimit, idetë e të cilit ishin me ndikim në arsimin dhe reformën shoqërore.

Djui e lartëson arsimin, por te ne është si një pasqyrë – ashtu siç është arsimi, ashtu është jeta jonë.

Në interpretimin e tij të demokracisë, Dewey ka pohuar se demokracia e plotë duhet të arrihet jo vetëm duke zgjeruar të drejtën e votës, por gjithashtu duke siguruar që të ketë një opinion publik të formuar plotësisht, të shoqëruar nga një komunikim efektiv midis qytetarëve, ekspertëve dhe politikanëve, i cili më vonë do të marr parasysh politikën që ata do të miratojnë.

Gati shtatë dekada pas vdekjes së Djuit, Maqedonia përpiqet të reformojë arsimin. Ministria, një organ i përbërë nga disa ekspertë, publiku i Facebook-ut me njohuri për gjithçka dhe ushtri e PR-it. A e imagjinoi kështu Djui i respektuar debatin pas të cilit do të miratohen politikat? A do të jetë kjo një formulë e re që do të sjellë rezultate?

Nga 13 sllajdet publiku duhej të ishte i kënaqur me bindjen se reformat rrënjësore ideale do të bëheshin në një sektor që është shkatërruar prej vitesh dhe është bërë për të prodhuar gjithçka përveç staf të arsimuar. Një prezantim publik i konceptit integral nuk ndodhi.

Kritikët e pritën këtë me kundërvënie në të njëjtin moment, por ministria e gatshme, menjëherë filloi një fushatë që mbështet reformat përmes videove për të cilat publiku di shumë pak.

Papritmas u hapë rruga për lajmet e rreme, u hapë rruga për manipulime, dyshime dhe për prindër e mësues të habitur.

Kush po punon për ndryshime rrënjësore? Çfarë hulumtimi është bërë? Sa para do të nevojiten? Çfarë rezultatesh do të sjellin ato? Nga çfarë konsistojnë reformat kryesore? A do të fshihet përmbajtja? A do të shtohet përmbajtje e re?

Publiku duhet ta dijë! Kjo qeveri që premtoi transparencë duhet ta tregojë këtë pikërisht tani!

Arsimi nuk duhet të jetë objekt i improvizimit! Fëmijët nuk duhet të jenë viktima! Shkatërrimi i themeleve është një humbje parash kot për çati!/kdpolitik.com

Read Previous

Ish-futbollisti kroat themeloi një rrjet social

Read Next

E mbani mend portierin e famshëm? Sot kandidon për tu bërë President

%d bloggers like this: