Arrestohen dy personazhet e njohur shqiptarë të TikTok-ut, nënë e bir! Zbulohet arsyeja e turpshme!

Estimated read time 2 min read

Policia e Kuçovës ka vënë në pranga Natasha Rombulën 67-vjeçe dhe Armando Kumarakun 44-vjeç.

Nënë e bir u arrestuan pas një hetimi 2 mujor, ku autoritetet dolën në përfundimin se ata shfrytëzonin një 10-vjeçar, nipi dhe djali i të arrestuarve, me qëllim përfitimin nga rrjeti social TikTok.
Ata postonin video të të miturit me fjalë denigruese dhe banale. Kallëzimi për rastin në fjalë u bë nga nëna e 10-vjeçarit, në dhjetor të vitit që lamë pas.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas kallëzimit të marrë në muajin dhjetor 2023, nga shtetasja E. A., se ish-bashkëshorti i saj dhe nëna e tij, postonin në rrjetin social TikTok, video ku shfaqej djali i saj i mitur 10 vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale, menjëherë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e cila regjistroi procedimin penal për këtë rast.

Advertisement

Si rezultat i hetimeve dy mujore me metoda proaktive, u bë shpallja në kërkim e shtetasve Armando Kumaraku dhe Natasha Rombula. Pas sigurimit të inteligjencës policore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, për vendndodhjen e këtyre 2 shtetasve, u organizua në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Show”.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like