![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
“Spanja nuk e njeh pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës, sepse ajo respekton të drejtën ndërkombëtare”.Kështu ka thënë ambasadori i këtij vendi në Beograd, Raul Bartolome Molina, duke shtuar se kjo mosnjohje shkakton probleme të konsiderueshme për Spanjën, veçanërisht në kontekstin e organizatave ndërkombëtare, transmeton Klankosova.tv.
Në një intervistë për “Veçernje Novosti”, ai tha se pozicioni i Spanjës në lidhje me Kosovën është një politikë zyrtare shtetërore, pavarësisht se siç tha ai cila parti është në Qeveri në një moment të caktuar. “Nga ana tjetër, mosnjohja e Kosovës bazohet në respektimin e rreptë të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve themelore të saj, siç është respektimi i integritetit territorial, të cilat janë shkelur nga deklarata e njëanshme e pavarësisë së atij territory”, deklaroi diplomati spanjoll në Beograd, transmeton Klankosova.tvI pyetur nëse Spanja po ushtrohet presion për të ndryshuar pozicionin e saj, Molina tha se ata nuk janë nën presion për të ndryshuar pozicionin e tyre, dhe se sipas tij :pozicioni i vendit në lidhje me mosmarrëveshjen mbi territorin e Kosovës nuk është as kapriçioz dhe as arbitrar, por është rezultat i respektimit të ligjit nderkombetar”./Blic/