Altin Çoku në gjykatë: Arrestimi im i paligjshëm, jam përdorues TikTok-u si gjithë të tjerët

39-vjeçari Altin Çoku, i cili akuzohet se ka shtyrë drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren Sibela Abedini, ka mbërritur sot në Gjykatën e Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij.

Para se të niste seanca gjyqësore, 39-vjeçari e ka cilësuar arrestimin e tij të paligjshëm duke thënë se foton në rrjetet sociale nuk e ka publikuar ai vetë.

“Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme, sepse dihet kush e ka bërë shpërndarjen në media. Foton e ka nxjerrë shtetasi A.H. Jam përdorues i TikTok-ut si gjithë të tjerët”.

Advertisement

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 39-vjeçarin, por do jetë gjykata ajo që do vendosë pasi të shqyrtojë dosjen hetimore.

Advertisement
Advertisement