Alternativa: Të ndërpritet manipulimi me regjistrimin e mërgatës

Në lidhje me procesin e regjistrimit të diasporës, që ka filluar sot, ka reaguar partia Alternativa.

Ata kanë njoftuar se kanë informacione se shumë mërgimtarë nuk po arrijnë të regjistrohen, kryesisht, nga probleme teknike.

“Problemet teknike, rikthimi disa herë në fillim të procesit të regjistrimit, mospranimi i numrit amë dhe shumë pengesa të tjera, përveç që kanë shkaktuar revoltë shumë të madhe në mesin e mërgatës shqiptare, kanë shkaktuar edhe dyshime për mbarë procesin e regjistrimit. Duke u nisur nga kjo, ne si Alternativë bëjmë apel urgjent deri tek Enti Shtetëror i Statistikës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që urgjentisht të mënjanohen pengesat teknike për regjistrim online, ndërsa deri atëherë të pezullohet regjistrimi”, thuhet mes të tjerash në reagimin e Alternativës.

Advertisement

Ndërkaq, kanë shtuar, se nëse institucionet nuk ndërmarrin asgjë, “të konkludojmë se ky proces i regjistrimit është tërësisht i manipuluar politikisht”./TV21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like