Alternativa e Gashit mbështet mocionin kundër qeverisë

Estimated read time 1 min read
Advertisement

Kryetari I Alternativës, Afrim Gashi nëpërmes një konference për media ka bërë public qëndrimin e partisë në lidhje me rrëzimin e Qeverisë LSDM-BDI.

Ai ka thënë se katër deputetët e Alternativës që janë në koalicion me Aleancën do të votojnë PËR mocionin e mosbesimit.Tha se partia e tij, do të jetë në Qeveri vetëm me parti të cilët duan dhe angazhohen për marëdhënije të mira fqinjësore dhe për antarësim të vendit në BE.

“Dua të ju njoftoj se së bashku se deputetët e Alternativës, si trup i unifikuar do të votojmë për rëzimin e Qeverisë”, tha Gashi, shkruan Monitor.mk

Ndryshe, Skender Rexhepi – Zejdi, deputet dhe coordinator I grupit parlamentar ASH-AAA, ditë më parë tha se është I gatshëm të tërhiqet edhe nga partia po edhe posti në rast se Alternativa voton mocionin të cilin do ta mbështeste edhe Levica.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like