Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur aktakuzë kundër një personi dhe propozim aktakuzë kundër katër personave në Gjykatën Penale. Hetimi ka të bëjë me fasadën e ndërtesës së Qeverisë. I pandehuri i parë, udhëheqës kompanie, ka lidhur marrëveshje me tre kompani të tjera për të konkurruar në thirrjen publike, por nuk ka pasur qëllim që t’u japë atyre pjesë të punës. Edhe pse sipas ligjit ka qenë i obliguar të parashtrojë marrëveshje për nënkontraktuesit, këtë e ka bërë vetëm për dy kompani, por jo edhe për të tjerat. Siç thonë nga Prokuroria, me veprimet e ndërmarra personi ka përfituar mbi 470 milionë denarë. Përveç tij, me propozim aktakuzë janë përfshirë edhe tre persona të tjerë, një drejtor i një shërbimi të Qeverisë, një mbikëqyrës dhe një udhëheqës tjetër i një kompanie nënkontraktuese. Gjegjësisht, në bashkëpunim me të pandehurin e parë e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 184 milionë denarë me faktin që e kanë ditur, por nuk kanë raportuar, se materiali i vendosur në fasadë nuk i plotëson standardet e parapara në prokurimin publik.
Aktakuzë për katër persona për keqpërdorimi gjatë ndërtimit të fasadës së godinës së Qeverisë
Advertisement
Advertisement
Advertisement