Aksioni “Vardar”, janë sekuestruar 1 milion €! Një pjesë e parave janë të rrejshme

Aksioni “Vardar”, janë sekuestruar 1 milion €! Një pjesë e parave janë të rrejshme

10 persona janë arrestuar në Maqedoni në aksionin “VARDAR”. Ata dyshohen për larje parash dhe shoqërim kriminel. Nga Prokuroria theksuan se janë kryer 18 bastisje dhe janë sekuestruar gjithsej një milion euro – një pjesë e tyre kanë qenë të vërteta, një pjesë të rrejshme. Aksioni i njëjtë është zbatuar edhe në Serbi ku janë arrestuar gjashtë persona.

Janë gjetur dhe sekusetruar rreth një milion euro – para të rrejshme, por edhe të vërteta si dhe pajisje dhe lëndë që kanë shërbyer për falsifikim të parave, pajisje, makina, pjesë të makinave, lloje të ndryshme të materialeve që shërbejnë për përpunimin e hologramëve për banknotat e rrejshme, por edhe një lloj letre dhe kimikate që shërbejnë për përpunimin e banknotave të falsifikuara”, tha

Advertisement
Dejan Petrevski, prokuror publik.

Advertisement
Advertisement