Me rastin e shënimit të 50 vjetorit ditës botërore të tokës, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Iizet Mexhiti dhe Kryetari i komunës së Likovës Erkan Arifi mbollën fidanë në komunën e Likovës, në kuadër të projektit për pyllëzimin e tokës së degraduar, transmeton TV21.
Qëllimi i aksionit siç thotë Mexhiti është rikthimi i fondit pyjor, mbrojtja e tokës nga erozioni në afërsi të një objekti të rëndësishëm strategjik kapital, siç është liqeni i Likovës, përmes të cilit sigurohet furnizimi me ujë i kësaj komune. Ai thotë se mbjellja e 800 mijë fidanëve, brenda 24 muajve do të bëhet në pesë lokacione në vendin tonë. Aktiviteti financohet nga fondi global i mjedisit GEF 6 në vlerë totale prej 500 mijë dollarë dhe realizohet nga ministria e mjedisit.
“Mbjellja e 800 mijë fidanëve brenda 24 muajve do të zbatohet së bashku me Ndërmarrjen Publike “Pyjet Kombëtare”, në gjithsej 5 lokacione në Maqedoninë e Veriut në afërsi të liqenit të Likovës, fshatit Straçincë, Komuna e Sveti Nikollës Demir Kapisë dhe Gjevgjelisë. Jemi duke përgatitur ligjin për mbrojtjen
“Komuna e Likovës ka një territor të mbuluar me pyje dhe sipërfaqe rreth 9 mijë 666 hektarë. Tokë punuese rreth 8256 hektarësh dhe kullosa rreth 4375 hektarësh. Falënderoj përfaqësuesin e projektit i cili ka për qëllim zvogëlimin e degradimit të tokës me çka ne do të ruajmë resurset njerëzore dhe do ta përmirësojmë kualitetin e ambientit jetësor”, tha Arifi.