TV21 mëson se Prokuroria dhe Policia mëngjesin e sotëm po zhvillojnë aksion policor që ka të bëjë me keqpërdorimet ndër vite në TEC Manastir. Në disa qytete vërehen forca të shtuara policore, në afërsi të shtëpive të të dyshuarve.
Në 30 vitet e fundit, TEC Manastir është përballur me një sërë skandalesh korruptive që minuan kapacitetin më të madh energjetik në vend. Nga manipulimi i tenderëve publikë, korrupsioni, deri tek punësimi i të afërmve dhe mbulimi i shkeljeve që dëmtonin ambientin, ndër vite është krijuar rrjeti kriminal i abuzimeve dhe veprimeve të paligjshme.
Advertisement
Autoritetet pritet që gjatë ditës të dalin me informacione shtesë në lidhje me aksionin.
Advertisement
Advertisement