Aksident i rëndë trafiku, humb jetën një person

Estimated read time 1 min read

Mbrëmjen e djeshme, një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Lipjan të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ku bëri të ditur se viktima është i moshës 71-vjeçare.

Sipas tij, kamioni ka përplasur veturën në të cilën ndodhej shoferi e për pasojë ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan. Nga informatat e para është bërë e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe për pasojë një person, mashkull, 71-vjeç, ka humbur jetën”, tha Borovci.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like