Aksident i rëndë në Meksikë , nëntëmbëdhjetë të vdekur dhe 22 të plagosur

Estimated read time 1 min read

Nëntëmbëdhjetë të vdekur dhe 22 të plagosur në një aksident autobusi në Meksikë
Në një përplasje zinxhirore mes një autobusi dhe një kamioni mallrash në pjesën veriperëndimore të Meksikës, 19 persona humbën jetën dhe 22 u plagosën, thanë autoritetet lokale.
Aksidenti ka ndodhur në Elota, një destinacion i njohur turistik për qytetarët kanadezë dhe amerikanë dhe të dyja automjetet janë përfshirë plotësisht nga flakët.
“Ne numëruam 19 trupa. Identifikimi do të na marrë pak kohë, duke qenë se janë të karbonizuar. Meqenëse kemi informacion për personat e vdekur, ne do ta ndajmë atë”, tha Sarah Quiñonez, prokurorja e përgjithshme e shtetit Sinaloa.
Autobusi u nis nga qyteti i Guadalajara dhe kishte një destinacion përfundimtar në Los Mochis në shtetin e Sinaloa, i njohur edhe si shteti në të cilin tregtia e drogës është më e zhvilluar në Meksikë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like