‘Adhuroj Edi Ramën’/ Aktorja e Portokallisë emërohet Drejtoreshë Kulture

Pasi shfaqi adhurimin për Edi Ramën dhe pretendon të kandidojë për deputete në Tropojë, aktorja e Portokallisë Ariola Demiri është emëruar Drejtore e Pallatit të Kultures dhe Muzeut në Bajram Curri.

Demiri edhe pse nuk shkon asnjë ditë në vendin e saj të punës në Bashkinë e Bajram Currit, rrogën e merr pa ndërprerje.

Denoncimi është bërë nga dega e PD-së së Tropojës:Të nderuar bashkëqytetar të Tropojës, ju ftoj të gjithëve të hetoni dhe kërkoni informacion në bashkinë Tropojë çdo minutë, orë dhe ditë për të vërtetuar faktin nëse paraqiten në punë ‘Juristi i adoptuar’ nga Malsia e Madhe Lorent Vukçaj, si dhe drejtoresha e Pallatit të Kultures dhe Muzeut Arjola Demiri, tashmë e ‘rekrutuar’ nga Edi Rama.

Advertisement

Ju ftojmë që këtë vëzhgim dhe kërkesë informacioni ta bëni jo vetëm një ditë,por edhe për jave dhe muaj me rradhë.

Advertisement
Advertisement