Të rritet kufiri i moshës për pensionim edhe për meshkujt edhe për femrat. Nga viti 2026 të shkojnë në pension në moshën 67 vjeçe, por njëkohësisht të rritet edhe shkalla e kontributit pensional. Këto janë rekomandimet e ekspertëve të Këshillit Fiskal që e dërguan deri te deputetët në Kuvend.
“Duke pasur parasysh uljen e dukshme të papunësisë, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe profesionale, Këshilli fiskal fuqishëm rekomandon që nga fillimi i vitit 2026 të rritet kufiri i moshës për pensionimin e femrave dhe meshkujve në 67 vjet dhe njëkohësisht të rritet shkalla e sigurimit pensonal për 0.7 pikë përqindë, përkatësisht të jetë 19.5%. Më pas në vitin 2027 do të bëhet analizë shtesë e qëndrueshmërisë fiskale të Fondit të SPIM dhe varësisht të trendit dhe nevojës do të duhet gradualisht të rritet shkalla më së paku në 21% deri në vitin 2029”, thotë Këshilli Fiskal.
Nga Këshilli paralajmërojnë se qëndrueshmëria fiskale e Fondit për SPIM paraqet rrezik i veçantë fiskal për shtetin. Thonë se përcaktimi për mbajtjen e shkallës së njëjtë të sigurimit pensional dhe invalidor me rritje të konsiderueshme lineare dy herë nga 2 500 denarë jo vetëm që ka rritur ngërçin mes të ardhurave dhe shpenzimeve për pensione, ndërsa me këtë edhe nevoja për mbulim nga Buxheti i shtetit, por në afat të gjatë, edhe më shumë do ta rëndojë qëndrueshmërinë fiskale të Fondit.
“Kur kësaj do t’i shtohet jetëgjatësia e popullsisë, ndërsa me këtë edhe rritja e numrit të pensionistëve për rreth 1 500 – 1 700 pensionistë çdo vit, së bashku me preferencën për largimin e të rinjve në vendet e huaja, ndërsa me këtë edhe ulja relative e mbulimi të të ardhurave pensionale me pagesën e kontributeve, problemi bëhet edhe më kompleks”, deklaroi Këshilli Fiskal.
Pikërisht rekomandimet e Këshillit fiskal për rritjen e kufirit të moshës së daljes në pension dhe minusi në Fondin pensional, janë temë edhe në emisionin “Biznes 21” të mërkurën në ora 21:30. Analiza jonë tregoi se për 14 vjet qytetarët përveç 9.6 miliarda eurove – para nga kontributi pensional, për sanimin e minusit nga Fondi për SPIM kanë paguar edhe 6.3 miliard euro shtesë nga buxheti shtetërorë. Ndërsa vetëm rritja lineare e pensioneve për 5 000 denarë nga marsi i vitit të ardhshëm do të na kushtojë 336 milion euro shtesë ose mbi 1.3 miliard euro për 4 vjet.